Adri dhe Iliriana janë çifti që u pëlqye jashtëzakonisht shumë sa ishin brenda Big Brother VIP Kosova 2.
Ata kanë grumbulluar mijëra ndjekës në llogaritë e tyre në rrjete sociale dhe përveç kësaj, tashmë agjenda e tyre është shumë e zënë, pasi janë të ftuar të këndojnë kudo ku ka shqiptarë.
Se ata ia panë hajrin Big Brother-it e thonë edhe klikimet në këngën e re.
“Yjet” – kënga që u publikua vetëm pak ditë më parë ka arritur mbi 1 milion klikime në YouTube.
Adri dhe Iliriana ishin brenda shtëpisë deri në gjysmëfinale pasi publiku i deshi aq shumë për sjelljen e tyre, dhe gjithë çka kanë dhënë brenda.