Që prej nisjes së lidhjes me trajnerin e fitnesit Adonis Morina, shumë gjëra kanë ndryshuar për aktoren Teuta Krasniqi.
Jetesa e Morinës është bartur me shprehitë e mira edhe tek mënyra se si organizon përditshmërinë aktorja dhe pjesa tjetër e familjes.
Ndikimi kryesor është shtrirë në ushqim, i cili tashmë përgatitet duke pasur parasysh vlerat ushqyese dhe produktet bio.
Por këtu nuk mbaron influenca e Adonisit si trajner fitnesi.
Banesa e këngëtares është shndërruar në një ‘gym’. Kjo është vërejtur në fotografinë e fundit të postuar nga aktorja Teuta Krasniqi ku shihen Tara dhe Adonisi duke bërë ushtrimet e zgjatjes së muskujve.
Aktorja akoma nuk është përfshirë në ushtrime ndonëse një gjë të tillë e ka paralajmëruar për t’u rikthyer në format e ngjajshme me ato para lindjes së Kaia-s. /Prive.al/
https://instagram.fprx1-1.fna.fbcdn.net/t51.2885-15/e35/15875968_1614221335552135_4270875974033211392_n.jpg