Prezantuesi i njohur, Adi Krasta, në gjysmën e sezonit është rikthyer zyrtarisht në ekran.
Pas një pauze të konsiderueshme nga mbyllja e ‘Agon Channel’, Krasta shfaqet në shtëpinë e tij të vjetër, Top Channel ku edhe ka nisur programin e fundjavës ‘E diell’ i cili me një formulë të re tenton të stabilizohet pas ndryshimeve të shpeshta.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen me të nisur programin ka qenë kunja e prezantuesit.
Sipas të gjitha gjasave i vetëdijshëm që TV Klan me Ardit Gjebrean do triumfojë sërish në shifra të audiencës, përmes një fjalimi hyrës ai ka diskredituar matjet e shikueshmërisë.
‘Ne bëjmë televizion sepse e duam. Në fakt, ne bëjmë televizonin që duam. Mos iu besoni shifrave të audiencës, ato nuk ka interesojnë. Janë të rreme e manipulohen për qëllime përfitimi e biznesi’ – deklaroi Adi në startin e programit.
Ndryshe, në pak minuta transmetim, vërehet qartë se prezantuesi i njohur ka bartur elemente nga koncepti i ndërtuar tek stacioni i mbyllur, Agon Channel, qoftë në imazh por edhe në përbërjen e emisionit. /Prive.al/