Adelina Thaçi reagon ndaj aksidentit në Prishtinë: Kam mbetur e shtangur

By

Artistja e shquar Adelina Thaçi ka reaguar ndaj aksidentit të sotëm që ndodhi në Prishtinë.

Thaçi përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, ka treguar se e ka parë aksidentin nga afër, nga çka ajo tha të ketë mbetur “e shtangur”.

“Sot jam rrënqeth nga ky aksident i tmerrshëm, çdo ditë e më shumë frikohem me vozit, në mes të qytetit me ndodh këso lloj aksidentesh, tregon që ne kemi humb kontrollin. Unë isha aty afër dhe kam mbet e shtangur me atë që pash”, ka shkruar ajo pos tjerash.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Artikuj të ngjashëm