Adelina Tahiri pas martesës lë Shkupin për tjetër vend, i bën edhe një dedikim romantik burrit (FOTO)

By

Këngëtarja Adelina Tahiri u kurorëzua me të fejuarin e saj maqedonas Serjozha Markov dhe tani ka lënë qytetin e saj të lindjes për të jetuar në një tjetër vend.

Siç raportoi Prive gjatë javës së shkuar, Tahiri është zhvendosur në Vjenë ku edhe do jetojë për pak kohë me bashkëshortin e saj.

Ndërsa vitin tjetër, gjatë muajit Prill ajo pritet që ta organizojë edhe ceremoninë e martesës në Shkup, dhe lista e të ftuarve nuk është e gjatë.

Im officially married

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Megjithatë, dasma e Adelinës nuk mund të ikën pa qenë madhështore pavarësisht se s’do të ketë shumë të ftuar.

Prive ka kuptuar nga burimet pranë çiftit se dasma që do organizohet në fillim të vitit 2018-të, do jetë përrallore me dekor e me planifikim të paparë.

Dhe s’ka si të jetë ndryshe marrë parasysh faktin se bashkëshorti i Adelinës është një burrë shumë i pasur dhe është pikërisht ai që qëndron prapa blerjeve të saj të shtrenjta. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm