Adelina Tahiri gënjeu për dhuratat e ditëlindjes ?! (FOTO)

By

Pak ditë më parë festoi ditëlindjen. E rrethuar me miq, Adelina Tahiri deklaroi se priti ditëlindjen më të mirë të mundshme.

E pamë përmes rrjeteve sociale në YSFS ku edhe morri çmimin e parë e teksa drekonte me shokë të spektaklit.

Por duket se deri në një masë të caktuar, jemi gënjyer pak nga Adelina.

Fotoja më e bukur, ajo e dhuratave me balona e torte CHANEL duket të mos jetë autentikja e saj.

Një person me emrin Kim Louis, foton identike e ka postuar dy ditë para Adelinës dhe me të parë sonte imazhin e postuar nga këngëtarja e ka pyetur atë se pse ia ka vjedhur foton.

Mes tjerash, aziatiku ka kërkuar që profilit të Adelinës t’i bëhet report duke u shprehur se nuk kupton pse njerëz si ajo pretendojnë që dhuratat ishin të saja.

Afër tortës së postuar edhe nga vetë Adelina shkruhet ‘Happy birthday mom‘, që shkon fiks me urimin e Kim Louis i cili dy ditë para Adelinës me këtë foto kishte uruar nënën e tij.

Nga këngëtarja e njohur, deri tani, nuk ka pasur asnjë replikë. /PRIVE.AL

fjolla

Artikuj të ngjashëm