Kanë vazhduar investimet dhe blerjet marramendëse të këngëtares Adelina Tahiri.
Kjo e fundit tashmë kur po pret të bëhet nënë e një djali i ka intensifikuar punët edhe për kompletimin e apartamentit të madh të saj, të vendosur në një prej lagjeve më luksoze e elitare të Shkupit.
E si cdo gjë tjetër, secili detaj në apartament nuk kishte se si të mos ishte i zhytur në lluks.
Pak nga kjo pjesë, përfshirë abazhurin dhe disa prej dekoreve, këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku shprehet se gjithë blerjet janë të linjës Versace, që kapin shifra marramendëse prej mijëra eurosh.
Fotot e mëposhtme flasin vetë. /Prive.al