Ditët e fundit të Monës: Çka i ka thënë e ndjera Emës për Adelinën?!

By

Adelina Ismaili i është rikthyer kapitullit të rëndë të humbjes së nënës vitin e kaluar.

Ajo deklaroi në NIN të Klan Kosova se ka një tendencë të mos i besojë lajmet e këqija dhe nuk ka mundur ta pranojë lajmin se Mona është në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Adelina shtoi se lajmin e ka kuptuar me 15 Janar dhe në fakt ende nuk ka arritur të përballet me realitetin dhe ndihet e hidhëruar për largimin.

‘Ema është mundu mem bind që kjo po ndodh dhe vjen një sekondë që mami nuk do jetë mirëpo unë nuk kam mund ta besoj’ – shtoi Adelina.

Në ditët e fundit të saj, Mona madje edhe i ka bërë kafen Adelinës e cila nuk ka mundur ta pranojë realitetin për të cilin në fakt edhe vetë Mona është përpjekur ta bindë.

‘Mona i ka thon Emës për mu: As une as kjo nuk po mundemi me besu që kjo po ndodh’ – rrëfeu Ismaili.

Porosinë e fundit të Monës, këngëtarja deklaroi se dëshiron ta mbajë për vete private. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm