Kush s’i do befasitë e këndshme? Epo, s’besojmë se ka njerëz të tillë.
E në këtë mes hyn dhe diva shqiptare Adelina Ismaili, e cila ka marrë një surprizë tejet të këndshme nga bashkëshorti i saj Vali dhe sigurisht, bebushi i ëmbël Uliksi.
Këngëtarja e cila jeton në Zvicër, është bërë pronarja e një dhurate të shtrenjtë të markës Loubotin, mirëpo aty nuk dihet saktë se çfarë ka ngase Adelina ka vendosur që ta lërë në imazh vetëm pakon.
Por një dhuratë e këtij brendi të famshëm botëror, shpesh kapë çmimet treshifrore e jo çdokujt ia përballon xhepi një të tillë.
Ismaili ka publikuar në profilin e saj në Instagram një imazh, ku shihet karroca e të birit, ndërsa ka prezantuar edhe pakon e dhuratës së shtrenjtë duke mos e shfaqur se çfarë është. /Prive.al