Diva e shqiptarisë Adelina Ismaili po qëndron aktualisht në Tiranë.
Këngëtarja bashkë me bashkëshortin e saj Valin janë në Shqipëri por nuk e kanë bërë të ditur arsyen e shkuarjes.
Megjithatë, Adelina na tregoi përmes një fotografie se sot është takuar me Erion Veliajn –kryebashkiakun e Tiranës për të cilin pati fjalë të mëdha.
“Një takim i mrekullueshëm, me një njeri të mrekullueshëm në një qytet të mrekullueshëm”, ka shkruar ajo.
Imazhi mori mijëra pëlqime dhe shumë komente pozitive./Prive.al