Adelina Ismaili sot dëshmon në gjykimin ku Enver Sekiraqa akuzohet se nxiti vrasjen e Triumf Rizës

By

Në gjykimin që po zhvillohet ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, në seancën e së enjtes, pritet të dëshmojë Adelina Ismaili.

Në seancën e fundit të mbajtur më 8 shtator, gjykatësi Agim Kuqi kishte njoftuar se në seancën e radhës do të dëgjohen dëshmitaret Adelina, Ema dhe Zanfina Ismaili si dhe Kaltrina Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, në gjykimin e kaluar të mbajtur me 23 janar të vitit 2019, ishte paraparë të jap dëshminë e njëjta dëshmitare, mirëpo për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë adresën e saj, dëshmia e saj e dhënë në gjykimin pranë gjyqtarëve të EULEX-it ishte lexuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë, për herë të dytë më 16 shtator 2019, e kishte shpallur fajtor Enver Sekiraqën për nxitje në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe i kishte shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 30 vitesh.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Swiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Artikuj të ngjashëm