Adelina Ismaili është gati për një kapitull të ri në karrierë.
Këngëtarja do të debutojë si prezantuese me një format të saj në prime-time, në një prej kanaleve vendore.
Emisioni i këngëtares do të quhet “Tete a tete” dhe do të transmetohet të shtuneve.
Prive.al mëson se në fokus të formatit do të jenë bisedat me personazhe publik, konkretisht nga sfera e politikës në lidhje me karrierën dhe personalen.
Gjithçka është gati dhe tashmë numërimi prapa ka nisur. /Prive.al