Lidhja e gjatë e këngëtares së njohur Adelina Ismaili me Val Krasniqin kishte kaluar në një tjetër nivel teksa dyshja po prisnin të bëheshin edhe prindër.
Prive.al ishte njëherit portali i parë i cili zbuloi shtatëzëninë e këngëtares së njohur shqiptare.
Pa shumë zhurmë Adelina kaloi disa muaj të shtatëzënisë duke mos shfaqur asnjëherë në publik ndryshimet e pësuara nga kjo periudhë.
Ajo zgjodhi ditën e parë të vitit 2017 të bëjë një urim e me këtë rast të shfaqet për herë të parë publikisht teksa ndryshimet në trupin e saj janë më se të dukshme.
‘DIVA’ shqiptare siç cilësohet Adelina duket se po përjeton momentet më të lumtura të jetës së saj e kjo mund të vërehet qartë edhe në fotografinë e fundit të publikuar nga ajo. /Prive.al/