Adelina Ismaili e Era Istrefi përkrahën Paradën e Krenarisë, shpërthejnë komentet kundër tyre

By

Janë të vetmet artiste shqiptare të cilat përkrahën Paradën e Krenarisë të organizuar nga komuniteti LGBTI në Kosovë e aktivistë për të drejtat e tyre.

Por deklarimi publik i Adelina Ismailit dhe Era Istrefit se të drejtat e liritë e komunitetit duhet të përkrahen e të mbrohen, u shoqërua me gjuhë të urrejtjes dhe shumë komente negative.

Image may contain: 3 people, outdoor

Në lajmet që Prive ka shkruar e publikuar në profilet e rrjeteve sociale që zotëron në Instagram dhe në Facebook, dy këngëtaret janë fyer me terme të ndryshme e janë quajtur “pederaste”.

Ismaili iu bashkua fizikisht Paradës në LGBTI ku u prit me entuziazëm të madh ngase gëzon shumë popullaritet, derisa ajo është ndër të parat e të vetmet figura të njohura publike që qysh kohë më parë ka deklaruar mbështetjen e saj për të drejtat bazike të personave që kanë orientime të tjera seksuale, e jo “straight”.

Një kronikë me parakalimin e Ismailit në këtë paradë, mund ta ndiqni këtë të shtunë në edicionin më të ri të emisionit Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm