Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili bashkë me personin e zemrës, Val Krasniqin mbrëmjen që lamë pas e kaluan në një ambient të ndryshëm nga shtëpia.
Çifti që janë në pritje të fëmiut të parë kanë darkuar në një prej restoranteve aziatike në Zvicër.
Ndryshe nga zakonisht kur fotot e çiftit janë relativisht të pakta, Vali, falë ditës së veçantë, ditëlindjes, kësaj here ka ndarë pak me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook.
Ajo që bie në sy është mes tjerash edhe pamja mahnitëse e Adelinës që tashmë është disa muajshe shtatzënë.
Komplimentet nga fansat e asaj që njihet si diva e muzikës shqiptare kanë vërshuar pas publikimit të fotografisë nga Vali. /Prive.al/