Adele fejohet me Rich Paul-in!

By

Adele thuhet se është fejuar më në fund me Rich Paul pas muajsh spekulimesh.

Dasma e mundshme e dyshes ka qenë prej kohësh në qendër të vëmendjes – dhe tani duket se dita po afrohet më shumë.

Raportohet se agjenti amerikan i sportit, 42 vjeç, i bëri pyetjen këngëtares 36 vjeçe, në qytetin e saj të lindjes, teksa u tha se ajo u përgjigj shpejt me “po”.

Pavarësisht thashethemeve që qarkullonin se dyshja ishin fejuar më parë, pretendohet se propozimi u bë vetëm të enjten e kaluar.

Thuhet se pas një po-je të gëzuar, Adele menjëherë telefonoi miqtë dhe familjen për t’ua dhënë lajmin.

Duke folur për The Sun, një burim tha: “Rich planifikoi që propozimi të ishte në qytetin e saj të lindjes dhe i dha asaj një unazë diamanti të pabesueshëm katër karatësh. Ata festuan me shampanjë në Chiltern Firehouse mbrëmjen e ardhshme”.

 

Artikuj të ngjashëm