Adela – mikeshës pak kohë përpara: ‘Dëshira për jetë më është shuar’

By

Teksa ditën e sotme një numër i madh i fytyrave publike kanë ndarë pak nga koha e tyre për të ndarë emocionet e dhimbjes pas ndarjes nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani, nuk kishte se si të mungonte një reagim edhe nga mikesha e saj, Dorina Mema.

Kampionja e fitness-it e ka përkujtuar figurën e Adelës por në postimin e bërë kanë qenë disa detaje ato që kanë marrë vëmendjen.

Nga çfarë lihet të kuptohet në shkrimin e Dorinës, Adela së fundmi ka përjetuar një situatë aspak të lehtë të sikletit dhe sekretit me të cilin nuk e ka preokupuar pothuajse askë në përjashtim të një rrethi të ngushtë ku përfshihej edhe Dorina.

‘Nuk ka shume kohe qe me the: me ip pak force borxh se dhe forca per te zgjuar deshira per jete me eshte shuar! E mbajte gjithe sikletin sekretin tend e nuk merzite kurre asnjeri’ – deklaron mes tjerash në postimin e bërë Mema.

Kujtojmë se zyrtarisht, shkaku i ndarjes nga jeta të Adelës ka qenë ataku kardiak në orët e hershme të mëngjesit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm