Reperi amerikan, A$AP Rocky e ka dëshmuar se nuk e ka harruar prej nga vjen.
Ai vendosi që personalisht t’i dhurojë 120 vakte ushqimore familjeve në një strehimore ku ai dhe nëna e tij dikur kishin jetuar në fillim të viteve 2000.
Vet reperi personalisht u shndërrua në postier në prag të Ditës së Falënderimeve për të ofruar 120 ushqime të nxehta nga restoranti i tij i preferuar.
I nominuari dy herë për çmimin Grammy i shërbeu 83 familjeve, përfshirë 111 fëmijë.