Futbollisti i njohur Berat Gjimshiti, pasiqë nuk u fut në formacionin e Giani De Biassit për aventurën në Euro 2016, pati kohë të lirë për qëndrim në Tiranë ku edhe u kap ‘mat’ me modelen Afërdita Dreshaj.
Menjëherë në portale filluan të qarkullojnë thashetheme se mos kjo foto mund t’i kishte bërë problem Gjimshitit me të dashurën e tij, Alisën.
Ishte një postim nga futbollisti që supozohej t’i jepte fund dilemave por fshirja e tij më pas, vetëm sa i hodhi benzinë zjarrit.
Megjithatë, çdo gjë mes Beratit dhe Alisës vazhdon të jetë si më parë. Këtë Gjimshiti e ka konfirmuar kur u kontaktua nga Prive.al
‘Nuk janë të vërteta ato që po përfliten nga njerëzit se jemi nda, bashkë jemi qysh jemi kon’ – u shpreh ai.