A shkoi Arta me Endritin në Miami?!

By

Në vazhdën e itenerareve që përshkon djali i Presidentit, Thaçi, Endritin fillimi i muajit e gjeti në Miami.

Përtej oqeanit, djali i vetëm i Thaçit i cili tashmë është bërë një figurë trend në shoëbiz, duket që po relaksohet nën diellin përvëlues të destinacionit shumë të preferuar.

Por, duke qenë që të paktën në Kosovë është i pandarë me bukuroshen Arta Nitaj, shtrohet pyetja – a e ka marrë atë në Miami?!

E vërteta është që realisht pushimet nuk e kanë bashkuar çiftin, mbase për faktin që një gjë e tillë është ende herët të ndodhë.

Teksa Endriti po shijon bregdetin e nxehtë, Arta vazhdon të jetë në Prishtinë ku mes tjerash, angazhimi në prova dhe xhirime të epsiodeve të reja të serialit po i merr një pjesë të konsiderueshme të kohës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm