A priti Dafina në rradhë për koncertin e Duas ?!

By

Dua Lipa, tashmë ka nisur t’i prekë nga afër sukseset me muzikën që bën.

Në një terren aspak të lehtë, ylli nga Kosova ka arritur që datat e koncerteve në Amerikë t’i shes të gjitha.

Në një prej fotove të postuara nga vetë Dua, shihet një rradhë e gjatë e personave që presin të hyjnë në sallën ku këngëtarja nga Prishtina do dhuronte për publikun performancën e dytë në New York.

E ndër personat që nuk munguan në këtë koncert ishte edhe Dafina Zeqiri, këngëtarja e famshme nga Kosova që po e ëndërron e po punon shumë edhe për sukses ndërkombëtar.

Në një imazh të postuar nga vetë ajo në Instagram, Dafina shihet përkrah Duas duke mos ngurruar t’i jap epitetin e ‘motrave prej gjaku’ teksa në Snapchat ka vërshuar me komplimente me vend për Duan, për këngët e saj të mahnitshme dhe kapacitetin vokal.

Por, a ka pritur Dafina në rradhë si të gjithë të tjerët ?!

Vështirë të besohet marrë shkas nga një miqësi solide që dyshja kanë me njëra tjetrën dhe faktit se Dafina, shumicën e kohës ka qëndruar shumë afër skenës.

E rëndësishme është që ky spektakël i ka shijuar shumë Dafinës dhe gjithë të pranishmëve tjerë. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm