A po i kthehet muzikës këngëtarja që u zhduk nga skena?

By

A e mbani në mend Fjolla Krasniqin?

Ajo dikur ishte prezente në skenë dhe është vajza e kompozitorit e këngëtarit të famshëm kosovar, Naim Krasniqi.

Fjolla sillte këngë të reja dhe ishte aktuale në fillim të viteve 2000 dhe më pas, papritur u zhduk nga skena.

“Dy Vjet” dhe “Nuk të besoj”, ishin ndër këngët e saja më të njohura aso kohe. Por ku mbeti Fjolla?

Në një intervistë për emisionin Prive, ajo tregon se çfarë ka bërë gjatë kohës sa u largua nga muzika dhe se me çfarë po merret për momentin, e gjithashtu e thotë në do i kthehet këndimit.

Tash për tash, ajo jeton në Prishtinë dhe punon në Radio Televizionin 21. Po ashtu udhëheqë një kor fëmijësh. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm