Pirja e ujit ndihmon në kontrollin e marrjes së kalorive, kurse kur qëndroni të dehidratuar trupi juaj kërkon ushqim, kjo në ndikon në shtimin e peshës trupore.
Sipas mjekësisë, rekomandohet që meshkujt të pijnë deri në 3.7 litra ujë në ditë, kurse femrat 2.7 litra, njofton CNN, transmeton Klan Kosova.
Kur jeni të hidratuar mund të ushtroni më mirë kurse kur keni mungesë të ujit në trupin tuaj, ju qëndroni të pamotivuar dhe e keni shumë problem të bëni ndonjë ushtrim fizik, gjithashtu është shumë problem të përqendroheni në aktivitetet që bëni dhe mund të rritet edhe niveli i ankthit tek ju.
Gjithashtu uji ndihmon në qarkullimin e gjakut nëpër trup ndërsa kur jeni të dehidratuar është shumë problem të ndodhë kjo sepse vështirësohet lëvizja e gjakut.
Personat që pijnë ujë mjaftueshëm kanë më pak kokëdhimbje ndryshe nga ata që rrijnë të dehidratuar rrezikohen nga migrena.
Gjithmonë mbani me vete një shishe ujë , shoqëroni qdo vakt ushqimi me ujë dhe hani sa më shumë pemë dhe perime.