A mund të jetë ky çifti më i ri në showbiz?

By

Angelina Jolie dhe The Weeknd, u panë në shoqërinë e njëri tjetrit në një restorant italian në Santa Monica, sipas “The Sun”.

“Dyshja qëndruan me njëri tjetrin për orë të tëra, dhe u larguan ndaras për të mos ngritur dyshime”, shkroi gazeta britanike.

Dyshja mund të kenë gjetur gjuhë të përbashkët sa i përket dashurisë së tyre për Etiopinë. Prindërit e këngëtarit janë nga ai vend, dhe Angelina ka adoptuar vajzën e saj nga po i njëjti shtet afrikan.

Më parë, The Weeknd kanë zbuluar se do të dhurojë 1 milion dollarë për Etiopinë, ndërkohë që vendi po vuan nga tensionet të acaruara me Regjionin Tigray. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm