A ka nisur Sergio një lidhje?!

By

Këngëtari simpatik nga Shqipëria, Sergio ishte sot i ftuar në emisionin hejWazzup! Me Enur Pakashticën dhe Erna Gecin.

Promovimi i projektit të ri ishte arsyeja që solli në studio këngëtarin me miliona dëgjime të këngëve mirëpo ai nuk i shpëtoi as pyetjeve në lidhje me jetën private.

Duke qenë se me pamjen e tij ai është i preferuari i shumë vajzave – a ka nisur ai një lidhje?!

Mbi këtë pjesë, Sergio deklaroi se vazhdon të jetë single por kjo s’do thotë që është komplet pa kontakte dhe relacione të momentit.

Flirtet e çastit duket se janë opsioni më i preferuar i këngëtarit, të paktën për momentin deri në diçka më serioze. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm