Pritja po merr fund!
Dy reperët prej më të pëlqyerve në skenën muzikore shqiptare, Ledri Vula dhe Lumi B tashmë kanë zyrtarizuar momentin e publikimit të duetit të ri.
Kënga ‘Krejt shokt e mi’ e zhanrit të pastër hip-hop me videoklip do të publikohet nesër në ora 14:00 në kanalin zyrtar që menaxhohet nga kompania AVD Digital.
Ndryshe, shumë prej përshkrimeve nëpër rrjete sociale së fundmi nga ana e dy reperëve janë pikërisht vargje të nxjerra nga teksti i këtij projekti muzikor që pritet të korr sukses të madh.
Kujtojmë se videoklipi i këngës është xhiruar në Hamburg të Gjermanisë dhe kjo nuk është hera e parë që dy djemtë bashkojnë forcat në krijime muzikore. /Prive.al/