Dafina Zeqiri do të ngjitet në skenën e Sunny Hill Festival që pritet të mbahet në Tiranë.
Pjesmarrjen e saj e ka konfirmuar vetë Sunny Hill Festival në rrjetin social Facebook, duke publikuar emrin e saj së bashku me një foto.
“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri do të na bashkohet në Tiranë për të performuar këngët e saj të ngrohta që të gjithë duam t’i këndojmë kudo që jemi”.
Edicioni i dytë i kësaj vere i Sunny Hill Festival do të mbahet më 27, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.
Sunny Hill Festival u mbajt në Prishtinë fillimisht me atmosferë unike, me emra si J Balvin, Diplo, Skepta e vetë Dua.