A iu prishën Camilas vajzat e tjera të ‘Miss Kosova’?!

By

Pas çdo spektakli të bukurisë ajo që ndodh tradicionalisht është kontestimi dhe hatërmbetja.

Shumë prej vajzave të pakënaqura me vendimin nuk flasin me njëra-tjetrën duke mos arritur të konsolidojnë një miqësi përtej ditëve të kaluara së bashku.

Por, kur është fjala tek Camila Barraza, Miss Universe Kosova 2016, që spikati për afërsinë e saj me konkurentet duket se gjërat nuk qëndrojnë në këtë rrafsh.

Të paktën dy prej vajzave, ajo ka arritur t’i bëjë shoqe shumë të mira teksa dje edhe ka pirë kafe me to nën shoqërinë e të dashurit, Haris Çoçaj.

Kosovare Halimi dhe Donika Hoxhaj, dy shoqet e ngushta të Camilas mes tjerash edhe e kanë falemnderuar argjentinasen për miqësinë dhe gjithçka që ka bërë gjatë këtyre ditëve.

‘Jam shumë falemnderuese që kam rastisur të të njoh. Zemren e ke flori dhe ti do bësh më shumë sesa përfaqësimi i mrekullueshëm për Kosovën‘ – kanë qenë mes tjerash fjalët e Donikës, vajzës shqiptare me banim në Amerikë për Camilan e cila në një rast të paprecedentë u kritikua me të madhe për titullin e fituar. /Prive.al/

 

 

Artikuj të ngjashëm