Nuk do besoni se me çka po qarkullon Marina në Maldive (FOTO)

By

Siç edhe iu raportuam nga burime të sigurta disa ditë më parë, pas një sezoni të ngjeshur me punë dhe koncerte, çifti Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë marrë rrugë drejt Maldiveve.

Ndryshe nga udhëtimet paraprake që kanë kaluar pa shumë postime në rrjete sociale ose në rastin tjetër me rikthime në kohë, ky pushim nga çifti po përcillet në kohë reale tek fansat.

E duket se Geti dhe Marina, përpos pushimit, anash nuk po lënë as aktivitetin fizik.

Duke u zgjuar herët në mëngjes për të shfrytëzuar ditën, dyshja kanë vendosur të bëjnë xhiro në kompleksin turistik jo në këmbë e as me makinë por me bicikletë!

Pamjet ku Marina shfaqet siç nuk do mund ta shihnim asnjëherë tjetër këtej nga trojet shqiptare janë postuar në Instagram nga reperi kosovar që opsionin ‘InstaStory’ po e ka si zëvëndësim të mirë të mungesës së Snapchat. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm