A ishte modelja e njohur ajo që ndau Anxhelinën dhe Fatmirin?!

By

Ndërtuan bashkë një lidhje të fortë për katër vite me rradhë.

Me gjithë krizat, problemet e mospajtimet si në secilin çift, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysenbelliu u duk se do t’i rezistojnë kohës për të qenë përjetësisht bashkë.

Megjithatë, 2016-ta shënoi krisjen finale të çiftit.

U tha që mes tjerash arsyeja e ndarjes ka qenë ndërhyrja në çift e një bukurosheje shqiptare.

Angela Martini u përmend në media si ‘fajtore’ që iu hyri në mes, për ta pasur në një kohë të shkurtër të sajin Fatmirin.

E ky i fundit, si i ftuar në emisionin ‘Oktapod’ të Turjan Hyskës mohoi një relacion intim me Angelan.

‘Thjesht miqësi, asgjë tjetër’ – deklaroi Hysenbelliu teksa kur foli për ndarjen me Anxhelinën, ai shtoi se distanca e madhe gjeografike ka qenë arsyeja kryesore, shoqëruar me disa faktorë të tjerë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm