Këngëtari i famshëm deshi ta lë muzikën dhe kjo ishte arsyeja!

By

Është një nga muzikantët më të njohur në botë.

Por, Ed Sheeran e kishte menduar që ta lë muzikën pasi u bë baba për t’u përqendruar në rritjen e vajzës së tij Lyra.

“Do të jem thjesht baba, nuk do të bëj muzikë më”, kështu kishte menduar këngëtari 30 vjeçar që ka shitur më shumë se 150 milionë kopje.

Mirëpo për fat të mirë, ai ndryshoi mendim dhe vendosi që të vazhdojë të bëjë muzikë duke vlerësuar se kjo ishte më e mira për të dhe familjen.

Pasi kishte bërë pak pushim nga muzika, Ed tha se e kishte kuptuar se më e rëndësishme ishte që e bija e tij të rritet duke e ditur se prindërit e saj e duan atë që bëjnë dhe punojnë shumë.

Superylli i muzikës tregoi se nuk mendon se suksesi i tij duhet të matet me shitjet e biletave dhe albumeve, por se sa të mira janë këngët e tij.

Artikuj të ngjashëm