Ndonëse ende e re, debutimi në moshë fëmijërore në skenën muzikore ka bërë që Samanta Karavella të numërojë goxha vite në skenë.
Krijimtaria e saj artistike përfshin shumë këngë, për të cilat Samanta po ndjen goxha nostalgji.
Ajo është rikthyer në kohë ditën e sotme përmes një postimi në rrjete sociale ku ndan një insert me tre hite të saj të pavdekshme të cilat i quan diamantë.
Bëhet fjalë për këngët “S’të mbaj dot peng”, “Loti i fundit”, “Më jeto” dhe “Humbur” punuar me kompozitorë të ndryshëm si Pirro Çako, Kledi Bahiti e me tekste të Olti Currit.
Të përmbledhura, i gjeni më poshtë. /Prive.al