Ish Miss Shqipëria e po ashtu në hapat e parë të karrierës si aktore në Turqi, Almeda Abazi, nuk ka shumë kohë që u bë nënë.
Në fakt, i biri i saj Efehan nga martesa me aktorin Tolgahan Sayisman, sapo është bërë një muajsh.
Dhe derisa po e shijon mëmësinë, Abazi ka gjetur kohë që të përgjigjet në disa pyetje që ndjekësit ia drejtuan edhe në shqip e edhe në turqisht.
E njëra ndër to ishte: “A do ja mësosh Efehanit gjuhën shqipe?
“Efehanit edhe i flas edhe i këndoj vetem shqip”, ishte përgjigja e Almedës kësaj radhe. /Prive.al