A gjobiten këngëtarët për mosdeklarim të pasurisë? (VIDEO)

By

Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa, ka thënë se ky institucion gjobit vazhdimisht një numër të madh të artistëve që nuk e respektojnë ligjin për të bërë raportimin e pasurisë.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se gjobat që marrin artistët janë të ndryshme dhe se me ligj nuk e kanë të caktuar sa duhet të jetë shumë më e lartë për t’u vënë gjobë në raste të tilla.

“Ne u bëjmë monitorim strikt këtyre personave, por ka edhe këngëtar që deklarohet vet. Por ka edhe ata që i monitorojmë me mënyrën si jetojnë, shtëpitë dhe veturat që kanë”.

“Edhe rrjetet sociale janë vegla që na ndihmojnë në investigimin në raste të tilla”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Artikuj të ngjashëm