Xhelozi tipike mes femrave. Kështu ishe përshkruar në media relacioni mes Çiljetës dhe Encës, dy këngëtareve të afërta me reperin nga Shqipëria, Noizy.
Fakti se Enca si e para dhe siç kishte thënë vetë ‘e vetmja’ femër në OTR po zëvëndësohej me Çiljetën që po korr suksese si pjesë e grupit pati ngjallur shumë spekulime.
Benzinë zjarrit iu hodh kur në ditëlindjen e mbretëreshës së Instagramit nuk kishin qenë të pranishëm as Noizy e as Çili.
Megjithatë, përtej spekulimeve në portale, raporti mes dyshes duket të jetë perfekt.
Kjo dëshmohet në një video të postuar mbrëmë nga Enca në Snapchat ku shihet bashkë me Çiljetën duke shijuar muzikën e OTR në një prej klubeve të natës.
Simbolet për të promovuar krenarinë e të qenurit pjesë e grupit, nuk kanë munguar. /Prive.al/