A është ndarë Dafina nga i dashuri ?!

By

Me një veprim pak ditë më parë, Dafina Zeqiri shqetësoi shumë fansat e saj.

Postimet e saj ndër vite në Instagram befasishëm u zhdukën duke u reduktuar në vetëm rreth 30 të tillë.

Fatmirësisht, kësaj rradhe nuk ishte një problem i shkaktuar nga hakerë por vetë vendim i këngëtares.

‘Mjaft u shqetësuat për ato që unë i fshij’ – iu shpreh Dafina shkurt fansave në një koment.

Kjo fshirje e shumë postimeve bëri që sot të qarkullonte lajmi se Dafina është ndarë nga i dashuri i saj domenikan. E vërteta është se Dafina ka lënë akoma një foto me të, siç ka bërë edhe me nënën dhe miq tjerë.

Jo rastësisht, fotot e mbetura të Dafinës, me shumicë janë me producentë amerikan me të cilët ka punuar rreth projekteve në anglisht që synim kanë depërtimin përtej trevave shqipfolëse.

Mësohet se pikërisht ky fakt, dhe jo ndarja eventuale nga i dashuri ka qenë arsyeja e këtij veprimi të çuditshëm në Instagramin e këngëtares që shumë shpejt publikon projektin e ri ‘Edhe njo’. /Prive.al/

0.02.01.b4ae0fe7350d9d87d912b4cf5e88e50d854c1dd0f9bb2f810ce7a9ad7b3d6217_full

Artikuj të ngjashëm