A është ndarë Dafina nga Hose?!

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri, për të disatën herë me rradhë zuri vend në media së fundmi me një hipotezë për ndarje.

U tha se Duffy i ka dhënë fund lidhjes së saj me Hose Rodriguez, domenikanin me të cilin nisi historinë në vitin 2015.

Mediat, kryesisht shkuan deri aq larg sa të gjejnë shkaqet e ndarjes, tipike për një shqiptar por vështirë e besueshme për një të huaj – xhelozinë e shfrenuar.

Megjithatë, Dafina dhe Hose vazhdojnë të jenë bashkë.

Burime për Prive.al kanë rrëfyer se ata vazhdojnë lidhjen të papenguar nga ndonjë rrethanë e jashtme.

Mos postimi i shpeshtë i fotografive nuk është shenjë e ndonjë krize mes çiftit mirëpo thjesht një sjellje e matur mirë përfshirë në aspektin e PR-it për këngëtaren e cila gjithashtu ka synuar tregun ndërkombëtar të muzikës.

Paraprakisht, edhe Linda Halimi kishte vepruar njejtë. Për një kohë të gjatë ajo nuk kishte ekspozuar burrin, Big D, duke ngjallur dilema për një ndarje të mundshme e cila në fakt nuk kishte për bazë asgjë të vërtetë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm