A është kjo kënga e re e Erës ?! (VIDEO)

By

Dje në Prive.al iu njoftuam për shkuarjen e Era Istrefit në Londër ku atje e presin punët e para nën petkun e Ultra Music si artiste me përmasa ndërkombëtare.

E një yll botëror në ngjitje nuk ka kohë për të humbur as edhe për një ditë të vetme.

Era në Londër iu është përvishur punëve në studio nga ku ka ndarë pak sekonda nga një instrumental në prapavijë që nuk dihet nëse i përket produktit të ri muzikor nga këngëtarja.

Rikujtojmë se pas angazhimeve në Londër, Era siç ka deklaruar presidenti i Ultra Music, Patrick Moxey, brenda muajit pritet marrë rrugë përtej oqeanit në Los Anxhelos, me të njejtin qëllim, krijimin e projekteve të reja muzikore.

Me gjasë, është çështje muajsh derisa t’i shijojmë frytet e para të këtij angazhimi në një dimension tjetër – atë që e ëndërron secili artist shqiptar. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm