A është kjo arsyeja pse u ndanë Mimoza dhe Seldi?

By

Ashtu siç e zbuloi e para lidhjen, Prive.al ditë më parë ishte poashtu e para që transmetoi lajmin se Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu janë ndarë.

Se perkohësisht apo përgjithmonë, kjo mbetet të shihet megjithatë kriza disa javore në çiftin e njohur është mëse evidente.

E mediat kanë qenë ato që kanë tentuar të hedhin dritë edhe mbi arsyet e këtij zhvillimi.

Suplementet rozë në Shqipëri, duke cituar burime pranë dyshes kanë gjetur ‘distancën’ si shkaktar të ndarjes së çiftit.

(lajmi vijon nën foto)

Por a është kjo arsyeja e vërtetë?

Prive.al ka arritur të mësojë që ndarja nuk ka të bëjë me distancën gjeografike, mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Seldi ishte zhvendosur në Zvicër dhe kishte gjetur mesin e artë me vizita të shpeshta në Tiranë me Mimozën, krahas koncerteve profitabile të cilat u shtuan me të madhe pas zyrtarizimit si çift.

Arsyeja nuk lidhet me largësinë por me probleme të tjera të çiftit, respektivisht raportet mes tyre.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm