Ndërsa shoqëria pikturon shtatzëninë dhe amësinë në një dritë piktoreske, femrat duhet flasin për pasojat intime dhe reale të lindjes së një foshnje, të mësosh ta duash dhe ta pranoni atë që ndodh më trupin tuaj pas lindjes.
Shoqëria shpeshherë i turpëron femrat që kujdesen për fizikun pas lindjes, duke i parë si nëna jo kompetente, sepse e gjithë vëmendja duhet të shkojë drejtë asaj krijese të vogël e të brishtë që keni sjellur në jetë. Nëse jeni bërë nënë, do e kuptoni pikërisht ç’do të thotë kjo.
Këtë dilemë, ka pasur edhe ka edhe Sara Hoxha e cila siç e dini është në pritje të ëmbël për herë të dytë, Për hir të së vërtetës Sara pas lindjes së London arriti të kishte një trup shumë të mirë dhe dukshëm ishte kujdesur për veten çka kontribuon normalisht edhe në vetëbesimin që më pas ajo ka.
“Pas muajsh që kam dilema, mendime dhe ndjesi lidhur me këtë temë, pash këtë video në Youtube sot dhe ndihem më mirë.”
Më poshtë po e vendosim videon në fjalë për të gjitha nënat që janë duke ndjerë të njëjtën ‘peshë’ të ndërgjegjes lidhur me kujdesin që i japin vetes pas lindjes së fëmijës. /Prive.al