Pak minuta më parë, pas premierës në NIN të Klan Kosovës, në Youtube është publikuar kënga e re e Bleros dhe Uki Latifit (SoulKid) me titull ‘1her’.
Ende pa u dëgjuar mirë, nga teksti menjëherë rrodhën spekulimet që kjo këngë mund të jetë pasqyrim i jetës private të Bleros.
Vargje si ‘Edhe pse shkove me të e s’je me mua këtu, unë ende të du’, dhe fabula e përgjithshme e tekstit që bënte thirrje për një rikthim tek një dashuri vluan thashetheme në rrjete sociale.
Megjithatë, Blero në NIN me Alaudin Hamitin sqaroi se e ka ndjerë tekstin e shkruar nga Uki, por kjo nuk do të thotë se ka të bëj me gjithë ngjarjet e përfolura në media.
E Uki si tekstshkrues tha se storja është imagjinare, megjithëse nuk hodhi poshtë mundësinë që është inspiruar nga ngjarjet meqenëse siç u shpreh, është person që falë qëndrimit pranë këngëtarit i di rrjedhat.
Dedikim apo jo, kënga po rezulton në minutat e parë si sukses i vërtetë dhe tashmë lirisht mund të vuloset si një ndër hitet e 2016. /Prive.al/