Lajmi se Miss Kosova 2006 u nda nga burri i saj Albert Krasniqi pasoi gjatë muajve të verës një varg thashethemesh.
Fillimisht u raportua se shkaktarja e ndarjes ishte mikesha e saj e ngushtë, Tuna që sipas shkrimeve i kishte thënë vazhdimisht Besës se burri po e tradhëtonte me femra të tjera.
Por spekulimet kanë shkuar edhe më tej sot kur u tha se mes Tunës dhe Albertit kishte pasur një aferë që ‘u harrua’ nga Miss Kosova 2006 që së fundmi bashkua sërish me bashkëshortin.
Por Besa ka reaguar në lidhje me këto shkrime sot duke e cilësuar si turp punën e një pjese të medias online.
‘Tuna vazhdon të jetë mikesha ime dhe me shpifjet që janë bere ndaj Tunes e Albertit nuk janë aspak te verteta . Bëhet fjalë për miqësi të shëndoshë mes neve dhe Tunës. Ju lus të keni pak konsideratë e të mos shpifni .Ndjej keqardhje si nënē për këto portale qe po shpifin kundrejte familjes sime , nuk dua qe femija im dhe femijet tuaj te lexojne shpifje te tilla banale , gje per te cilat nuk ka asnje te vertet!’ – është shprehur Besa.
Kujtojmë se bukuroshja mohoi kohë më parë implikimin e Tunës në jetën private të saj në një prononcim të dhënë për Prive gjatë parakalimit në tapetin e kuq të Zhurma Awards.
Për një ndarje të mundshme me bashkëshortin me të cilin si fryt të dashurisë kanë edhe një vajzë, atëbotë Besa nuk pati dhënë asnjë koment. /Prive.al/