Një tjetër koncert nga Unikkatili në stadiumin e Prishtinës ?!

By

Një ndër ngjarjet më të mëdha në skenën shqiptare të viteve të fundit ishte koncerti i verës së vitit 2012 kur Unikkatili erdhi në Prishtinë.

Për shumëkë, themelet u dridhën kur në stadiumin e kryeqytetit vërshuan dhjetëra mijëra fansa të Viktorit. Një koncert i tillë me gjasë mund të organizohet sërish pasi duket se është në planet e TBA.

Kjo për faktin se në faqen zyrtare të grupit në Facebook është risjellë në vëmendje një foto e reperit në stadium, tre vite më parë.

Aty pyetet se a e dëshirojnë fansat një tjetër koncert të tillë pas publikimit të albumit. Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjeve tash kur në pak javë pritet kënga e re e Unikkatilit i cili ka premtuar se pas rikthimit me ‘Për qato’ do të jetë edhe më aktiv për adhuruesit e tij që definitivisht vazhdojnë ende të jenë të shumtë në numër. /Prive.al/

Screenshot_2015-11-13-17-51-38

Artikuj të ngjashëm