Kur një projekt përfundon, shpërndarja e aktorëve është ajo që pason.
Megjithatë, një shumicë dërmuese e tyre i rikthehen ekranit në role e seriale të tjera, mjaftueshëm sa për të mos i munguar publikut.
E njejta, nuk mund të thuhet edhe për aktoren Vlora Merovci e njohur për rolin shumë të dashur të Almës në serialin ‘Familja Moderne’.
Ajo ndonëse nuk ka lënë aktrimin, nuk është parë shpesh në role të reja shkaku edhe i punës së re në ministrinë e Drejtësisë.
Një prej paraqitjeve të rralla publike të saj është bërë në ditëlindjen e 82-të të Leze Qenës.
Para mikrofonit të Prive, Vlora foli mbi figurën e aktores së madhe dhe urimin për vitet që po vijnë.
Deklaratën e aktores mund ta ndiqni në videon e mëposhtme nga minuti 5:00.