A e kishte paralajmëruar Dukagjin Lipa zhvendosjen e “Sunny Hill” në Tiranë?

By

Festivali “Sunny Hill” është zhvendosur nga Prishtina të mbahet në Tiranë.

Por këtë duket se e ka paralajmëruar vite më parë themeluesi i këtij festivali, pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

Lapsi.al ka sjellë një deklaratë të Lipës, pas takimit që kishte pasur me kryeministrin shqiptar dhe planet për të ardhmen për festivalin.

“Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri net do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit”, citohet të ketë thënë Dukagjin Lipa.

E me sa duket mbështetja e kërkuar atëherë nuk ka vonuar.

Artikuj të ngjashëm