A e keni ditur për këtë miqësi në estradë?

By

Miqësitë në estradë janë kryesisht të njohura marrë shkas nga paraqitjet e përbashkëta, bashkëpunimet e jo vetëm.

Por, duket se një miqësi pak e njohur po konsolidohet këto kohë.

Fjala është për raportin mes Ryva Kajtazit me dy kolege, Shqipe Abazin dhe Mimoza Mustafën.

Këto dy të fundit e kanë vizituar në shtëpi këngëtaren Kajtazi e cila tash e një kohë, sidomos pas ardhjes në jetë të vajzës, është pasivizuar nga skena muzikore shqiptare.

Fotografitë nga ky bashkim nuk kanë munguar teksa nuk kanë munguar komentet e fansave që mes tre zonjave kanë propozuar një bashkëpunim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm