Dafina Zeqiri sonte publikoi këngën e re me titull “Murder on the dancefloor”, në bashkëpunim me RON. Por ajo që ra në sy me ta parë videoklipin, ishte veshja e saj, e cila duhet identike, në mos e njëjta, me atë që e kishte veshur edhe për xhirimin e videoklipit të këngës “Supernova”, e cila në Youtube figuron nga viti 2012.
A thua e ka bërë me ndonjë qëllim të caktuar këngëtarja këtë rikthim fustani, apo thjesht i ka pëlqyer dhe tek e fundit, ç’të keqe ka të vishet prapë?