Më shumë se gjysma e rrugëtimit të pritjes së ëmbël ka përfunduar për ish-Missin Marigona Krasniqi.
Ajo është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, fryt i dashurisë me boksierin Robin Krasniqi.
Marigona tregohet shumë e hapur me ndjekësit në Instagram të cilët kurreshtjen e kanë pasur në dy drejtime: faktin që Marigona dallohet krejt pak duke mos e reflektuar shtimin në peshë dhe sigurisht emrin.
Ish-Missi ka treguar se ka peshuar afro 50kilogram në nisje të shtatzënisë, prandaj nuk vërehet aq shtimi i pakët në peshë.
Sa i përket emrit të djalit që presin, Marigona ka treguar se nuk kanë mundur të vendosin ende. /Prive.al